Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur për mediat, pas mbledhjes së qeverisë. Ai bëri me dije se ditën e sotme u miratua projektvendimi që do të sjellë mbështetje në rastet e emergjencave civile, si dhe gjetje shkencore për përballimin e tyre. Peleshi theksoi se me anë të baze të dhënash, do të përmblidhet dhe analizohen të gjitha burimet që kjo Ministri disponon.
“Sot është miratuar një projektvendimi i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Është një projektvendim dhe na sjell jo vetëm mbështetje në rast emergjencash, por edhe gjetje shkencore se si përballohen emergjencat. Në këtë projektvendim janë 6 risqe kryesore, kjo na ndihmon edhe për ekonominë. Duke shtuar edhe databazën që do të shtohet, do të kemi një big data ku të përmblidhen të gjitha. Me pak burime do ti kemi të gjitha. Kjo është një futje në një fazë të re. Ky do të jetë viti i Mbrojtjes Civile” – bëri me dije Peleshi.