Courtney dhe Kale Buchholtz sapo kishin vënë në shtrat djalin e tyre 5 muajsh Cannon dhe ishin ulur në divan pranë tij, kur dëgjuan një zhurmë të fortë dhe panë murin që po shembej brenda shtëpisë në Prairieville të Louisiana.
Fillimisht menduan që ishte rrufeja ajo që goditi shtëpinë, por më pas Courtney zbriti poshtë dhe pa se ishte një pemë gjigande që ishte shembur dhe kishte rënë mbi kulmin e shtëpisë. Degët e saj ranë pak centimetra larg shtratit të të voglit.
“Kur pashë pemën nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte. Vetëm të mendosh se pema ka mundur të mbys fëmijën e juaj është neveritëse e lëre më të jeni dëshmitar i një rasti të tillë”, ka thënë në Good Morning America, Courtney Buchholtz.
Prindërit vrapuan menjëherë në dhomën e djalit sapo dëgjuan të qarat,u qetësuan paksa pasi e kuptuan se është gjallë.
Vogëlushi fatmirësisht nuk pati asnjë gërvishtje, ndërsa e gjithë ngjarjet u filmuan nga kamerat e sigurisë.
/Priza.al/