Barcelona vuan por fiton 1-0 në shtëpi ndaj Valencias, në ndeshjen e La Liga.
U duk se gjërat do ishin të lehta për ekipin e Xavit, sidomos pas golit të Raphinha në minutën e 15-të. Sfida u komplikua shumë për katalanasit, Torres humbi penalltinë në minutën e 55-të, ndërsa e keqja nuk kishte mbaruar këtu, pasi Arauju ndëshkon me të kuq shumë shpejt.
Deri në fund nuk do kishte gol, Barcelona kryeson kampionatin me 10 pikë më shumë se Real Madrid.