‘Penallti e sajuar, mbretëresha Elizabet kontroll VAR-in’/ Rrjeti shpërthen në meme pas fitores së Anglisë

Pas 55 vitesh, Anglia preku për herë të parë finalen e një evropiani falë, një penalltie të akorduar në minutën e 104 që praktikisht nxori nga loja danezët. Jo vetëm hedhja e Stërling, por gjatë atij aksioni ishin në fushë edhe dy topa, shumë pranë njëri tjetrit, sipas rregullores: nëse një top i dytë, ose një tjetër objekt futet në fushë gjatë lojës, arbitri duhet të lejojë lojën vetëm në atë rast kur topi ose objekti nuk kanë asnjë influencë në lojë dhe duhet larguar sa më shpejt të jetë e mundur.

Gggggg

Ky nuk është rasti në këtë sfidë, pasi topi ishte aq pranë me aksionin dhe me topin tjetër dhe mund të konsiderohet si një objekt shpërqendrimi, që ka influence në aksion, në këtë rast arbitri duhet të kishte ndalur lojën.

Stërling bëri gjithçka duhej për të vjedhur atë penallti.

“Ajo e Anglisë nuk ishte një penallti, kjo me jep shumë bezdisje. Jemi shumë të kundërt në analizën e atij episodi”, u shpreh trajneri i Danimarkës në përfundim të ndeshjes.

Edhe ish-sulmuesi i Anglisë, Darren Bent ka thënë se turma prej 60 mijë tifozësh në Wembley kishte ndikuar në vendimin e gjyqtarit.

“Nuk është një penallti, nuk ka asnjë kontakt aty brenda. Unë mendoj se ka një prekje të vogël. Nuk mendoj se ishte një penallti, por Raheem Sterling fitoi të drejtën për ta marrë atë penallti sepse sa herë që merrte topin, ai po hynte në zonë dhe përpiqej të bënte gjërat të ndodhnin”, ka thënë Bent.

Ky episod ka bërë xhiron në rrjetet sociale, nuk mungojnë thumbimet, meme epike ku përfshihen të gjithë, nga Stërling e deri tek mbretëresha Elizabet dhe kryeministri Johnson që ndodhet në dhomën e VAR.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *