Supersfida Chelsea-Manchester United është mbyllur në barazim 1-1 në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Armando Broja, hyri në fushë në minutën e 79 në vend të Stërling dhe fitoi penallti në minutën e 84 pas faullit të pësuar nga MekTomeni.
Te pika e bardhë u paraqit Zhorzhinjo, i cili nuk gaboi.
Në minutën e 58, Varan u dëmtua dhe la fushën në lot duke lënë të kuptohet se dëmtimi mund të jetë serioz dhe Botërori në rrezik. Kur dukej se londinezët do të dilnin me 3 pikë shumë të rëndësishme nga “Stamford Bridge, erdhi goli i barazimit në minutën e 94 nga Kasemiro.
Me këtë barazim, Çelsi mban vendin e 4 me 21 pikë, ndërsa Mançester Junajtid renditet në vendin e 5 me 20 pikë.
Le pénalty obtenu par Broja dans le choc #CHEMUN
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) October 22, 2022