Peneli i bardhë është trendi i fundit i make up-it

Për të gjitha vajzat dashamirëse të penelit të syrit, ka ardhur momenti të ndryshojnë metodat tradicionale të aplikimit të tij.

Peneli i bardhë është kthyer në një trend të vërtetë dhe është përqafuar menjëherë nga të gjitha femrat e famshe si Rihanna, Margot Robbie, Lili-Rose Deep etj.

Një nga aplikimet më të guzimshme ka qenë ai i Gigi Hadid, e cila u shfaq me një tualet të krijuar nga artisti i make up-it Patrick Ta. Peneli i bardhë ishte i vizatuar me vija të drejta mbi kapakun e syrit dhe përfundonte afër majës së vetullave.

Duke përdorur fantazinë dhe disa nga sugjerimet tona, kombinimet dhe lojërat e make up-it të cilat mund të krijoni me penelin e bardhë janë të pafundme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *