Pengmarrje në një qendër tregtare në Gjermani. Ngjarja raportohet se po ndodh në qytetin gjerman lindor të Dresdenit.
Në një deklaratë në faqen e internetit të policisë thuhej: “Departamenti i Policisë së Dresdenit aktualisht po kryen një operacion në qendër të Dresdenit. Sfondi është dyshimi për një situatë pengjesh”.
Gazeta gjermane Bild raportoi se një burrë i armatosu, rreth 40 vjeç kishte vrarë nënën e tij, 70 vjeçe, në një apartament më pas sulmoi një radio lokale ku qëlloi disa herë me armë përpara se të ikte në një qendër tregtare ku mori disa pengje.
Në faqen e saj të internetit, Radio Dresden tha se më herët se një burrë i armatosur kishte hyrë në ndërtesën e zyrës Ammonhof, ku ndodhet stacioni i radios, rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (07:30 GMT) dhe se kishte të shtëna.