Policia e Tiranës njoftoi se ka shpallur në kërkim Tori Xhecukën alias Hektor Xheçuka, krahu i Ervis Martinajt për rrëmbimin dhe kërcënimin për dhënie pasurie të një 35-vjeçari në Tiranë për 70 mijë Euro, ngjarje për të cilën akuzohen se janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë, mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës, Naim Qarri.
Policia ka arrestuar 5 prej persona të përfshirë, 36-vjeçari me dy emra, si edhe 49-vjeçari Fredi Keta janë shpallur në kërkim. Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për dy Aleksander Osmanin dhe Artan Pirracin.
Ish-presidenti i klubit të Kamzës, Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosu