Pengoi konferencën e Gjykatës Speciale, ja çfarë vendosi prokuroria për burrin e Besa Shahinit

Dardan Molliqaj kreu i PSD-së, dhe aktivistët tjerë të kësaj partie që u arrestuan sot pas aksionit për pengimin e konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, janë lënë të lirë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai deklaroi se të gjithë aktivistët e arrestuar sot nga policia, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rreth orës 10:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash, të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Veprimet që kanë karakterizuar këtë aktivitet kanë determinuar reagimin policor dhe për rrjedhojë pesë nga këta persona janë shoqëruar në stacionin policor. Hetuesit policor të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet preliminare hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen, më pas ata janë liruar me procedurë të rregullt”, ka deklaruar Borovci.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *