Pensionistët në ‘hall’ pas rritjes së çmimit të bukës: Ushqehemi më pak që te kemi dhe për nesër

Të moshuarit në Elbasan janë shprehur se rritja e çmimit të bukës ka ndikuar shumë keq në buxhetin e tyre. Për ‘Faxnews’ ata janë shprehur se tashmë hanë më pak në mënyrë që të kenë dhe për ditën tjetër. Të moshuarit thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ta blejnë bukën me atë çmim që është vendosur.

DEKLARATAT:

‘Për ne pensionistët është e papërballueshme. Unë s’km ca bëj, marr daullen i bie. Ha ‘abastanca’ si i thonë italianët’

‘Ca do bëjnë shqiptarët, ul kokën dhe ik në shpi’.

Jemi të detyruar ta blejmë, a kemi zgjidhje tjetër? Do lejmë diçka tjetër dhe do blejmë bukën. Do hamë bukë me kripë, me domate dhe ullin se nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër. Ku kemi shtet ne, është zero për çdo gjë. Jemi të pashpresë”– u shpreh njëra prej qytetarëve.

Një qytetar i moshuar: Do e blejmë bukën se skemi ku të shkojmë. Këtu është katastrofë e madhe për mua. Unë jam 72 vjeç. Më të prekurit nga rritja e çmimit janë pensionistët dhe invalidët.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *