Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për protestën e datës 7 korrik. Ditën e sotme nga selia blu, ishte pensionisti Pëllumb Zade, i cili tha se ka shumë arsye për të protestuar, por kryesorja është shpopullimi i vendit.
Më tej ai iu drejtua ndërkombëtareve me pyetjen, se a do ta pranonin një qeveri si e Shqipërisë në vendin e tyre.
“Unë jam Pëllumb Zade. Një nga banorët e “Unazës së Re”, të cilën e preku projekti. Jam me çerek pensioni.
Ka mijëra arsye që duhet dalë në protestë, rrogat dhe pensionet e ulta, rritja e çmimeve, por kryesorja është shpopullimi i vendit. Kush do ta paguaj pensionin tim nëse largohet rinia? Një pyetje kam për ndërkombëtarët: si e përkrahni një qeveri të tillë në vendin tim? A do ta lejoni një të tillë në vendin tuaj?
Jam Pëllumb Zade, vetë i pestë dhe jetoj me një pensionin 18 mijë lekësh. Kur një nga në është në rrezik, e gjithë Shqipëria është në rrezik”, tha ai.