Pentagoni bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19

Punonjësit e ushtrisë së SHBA-së do ta kenë të detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 njoftoi të hënën Pentagoni, pasi vaksina e Pfizer mori miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Kjo është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim mbi personat mbi 16 vjeç. SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën.

Në 9 gusht Austin paralajmëroi se do të kërkojë miratimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për ta bërë vaksinën të detyrueshme jo më vonë se në mes të shtatorit, ose menjëherë pas miratimit nga FDA-ja.

Më shumë se 1 milion anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë vaksinuar plotësisht, sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes

Kirby tha se vendimi i Pentagonit do të vlejë vetëm për vaksinën Pfizer/BioNTech.

/Burimi: Reuters/ përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *