Pentagoni ka publikuar disa foto dhe video që tregojnë objekte të paidentifikuara fluturuese mbi anijet luftarake të Marinës, në brigjet e Kalifornisë në vitin 2019. Fotot u zbuluan pas një hetimi të Pentagonit për UFO-t nga Task Forca e UAP, e cila ka mbledhur prova për një raport që do të prezantohet në Kongresin që do të mbahet në muajin qershor.
Imazhet, të cilat janë bërë nga prodhuesi i filmit Jeremy Corbell, tregojnë objekte të paidentifikuara që fluturojnë mbi 4 anijet shkatërruese amerikane. Tek pamjet shihet një objekt në formë piramidale, ndërsa disa persona mendojnë se ata janë dronë ose balona. Megjithatë, Flota Detare i ka renditur ato si të panjohura. Në një deklaratë të dhënë, një zëdhënës i Pentagonit tha për ‘Mystery Wire’: Unë mund të konfirmoj që fotot dhe videot e referuara janë marrë nga personeli i Marinës.
Konfirmimi vjen një javë pasi Admirali Michael Gilday, shefi i operacioneve detare, pranoi se ai nuk e ka idenë si erdhi tufa e dronëve misteriozë që kërcënuan katër anijet shkatërruese amerikane. Gilday drejtoi një hetim ku disa avionë ajrorë pa pilotë (UAV) ndoqën anijet shkatërruese për rreth 100 milje detare larg brigjeve të Kalifornisë. Regjistrat e fluturimeve zbuluan se deri në gjashtë avionë misteriozë iu afruan anijeve luftarake. Kur u pyet nëse Marina kishte bërë të mundur identifikimin e objekteve, Gilday tha: “Jo, nuk kemi mundur t’i identifikojmë”.
Përgjigjja e përjashton mundësinë që objektet të jenë dërguar nga Marina. Kjo ka çuar në spekulime nëse këto objekte janë dërguar nga një fuqi ushtarake rivale ose diçka tjetër e pashpjegueshme është duke ndodhur. Muajin e kaluar, anijet luftarake të Marinës Amerikane të vendosura në brigjet e Los Anxhelosit kishin hasur në tufa dronësh misteriozë, të cilët i ndoqën ato me shpejtësi të lartë. Këto objekte kishin një shpejtësi më të lartë sesa dronët e zakonshëm.
View this post on Instagram
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail
https://www.dailymail.co.uk/news/article-9463375/Video-UFOs-buzzing-Navy-warship-leaked.html