Në një reagim zyrtar Pentagoni është shprehur se qëllimi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar territorin ukrainas nuk ka ndryshuar. Megjithatë shton se forcat ruse vazhdojnë të kenë probleme ushtarake.
“Putini nuk ka hequr dorë nga synimet e tij për të dominuar Ukrainën dhe për të vazhduar të pushtojë territorin ukrainas”, tha Laura Cooper, zëvendësndihmës sekretarja e mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, realiteti i dobësisë së forcave të armatosura ruse “është në konflikt me ato qëllime”, tha Cooper, duke shtuar se trupat ruse kanë moral të ulët.