Pentagoni: Rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara, rrezik serioz për sigurinë kombëtare

Pentagoni deklaron se rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së është një rrezik shumë serio” për sigurinë kombëtare.  Dyshohet se dokumentet përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

Duke folur me gazetarët të hënën, një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se dokumentet ishin një rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe kanë potencial për të përhapur dezinformata, shkruajnë mediat e huaja

Ne jemi ende duke hetuar se si ndodhi kjo, si dhe shtrirja e çështjes,” tha Chris Meagher, ndihmësi i sekretarit të mbrojtjes për çështjet publike.

Zyrtarët thonë se dosjet janë në një format të ngjashëm me dokumentet e lëshuara për drejtuesit e lartë. Në lidhje me këtë çështje është hapur një hetim për të përcaktuar kështu burimin e rrjedhjes. Fillimisht dokumentet u shfaqën në platformat Twitter, 4chan dhe Telegram.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *