Penze nga Manza: Jam i privilegjuar të jem në shtëpinë e mijëra luftëtarëve të popullit të Iranit

Ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në fjalën e tij pas vizitës në Manzë në kampin Ashraf 3, është shprehur se është një privilegj të jesh mes personash të cilët kanë luftuar për lirinë e Iranit.

“Është një privilegj të jemi këtu në shtëpinë e mijëra luftëtarëve të popullit të Iranit.

Kam udhëtuar mijëra milje pasi ndajmë një çështje të përbashkët, çlirimin e popullit të Iranit nga dekada tirani.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve, shumica keni kaluar situata të vështira, ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë, do të flas në emër të miliona amerikanëve jo qeverisë së SHBA, dhe populli amerikan janë me ju, ju mbështesin ju që luftoni për lirinë e Iranit”, është shprehur ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *