Manchester City tani thuhet se është në kontroll të plotë për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Klubi nga Anfield nuk dyshon në cilësinë e Bellingham, por mendon se një tarifë më e madhe se 120 milionë £ është shumë për të shpenzuar për një lojtar të vetëm kur ata kanë nevojë për një rishikim të disa pozicioneve.
Nga ana tjetër Manchester City nuk i ka patur problem shifrat e mëdha sidomos kur bëhet fjalë për 19-vjeçarin anglez.
Bellingham, për disa vite, është parë si gjëja tjetër e madhe për futbollin anglez dhe deri më tani ka përmbushur pritshmëritë pothuajse në çdo hap.
Për sa kohë që problemet e tij kronike të gjurit mund të zgjidhen, ai ka një shans të jetë një gur themeli i klubit të tij të ardhshëm.