Pep Guardiola thyen heshtjen përpara sfidës me Bayern, tekniku spanjoll e krahason ekipin e tij me legjendën e NBA Michael Jordan

Pep Guardiola tërheq paralele midis mangësive të skuadrës së tij në UCL me karrierën sportive të Michael Jordan.

 

Përpara përballjes së tyre të madhe me Bayern Munich në çerekfinalen e UEFA Champions League, Guardiola ka folur për përvojën e Man City në kompeticionet evropiane dhe pamundësinë e tyre për ta fituar atë.

Guardiola bëri krahasime midis dështimeve të Cityt në skenën evropiane me  karrierën e Jordanit në basketboll. Ai gjithashtu preku pritshmëritë e jashtme për Man City.

 

“Ne provuam sezonin e kaluar, u përpoqëm tre sezone më parë, por ka ekipe me të cilat përballesh që janë gjithashtu të mira dhe duan të fitojnë”, u tha Guardiola gazetarëve sipas Independent.

Më pëlqen të jem në Premier League ku jemi, më pëlqen të jem në FA Cup dhe në gjysmëfinale të UCL dhe të jem përsëri këtu. Kjo është ëndrra ime, ta jetoj përsëri. Të jem këtu para jush në një kompeticion të Champions League.

 

“Në basketboll, Michael Jordan, atleti më i mirë për mua , fitoi gjashtë tituj NBA nga 16 vjet. Ai humbi më shumë se sa fitoi. Sporti nuk është të dalësh nr 1 gjithmonë.”

 

Guardiola foli edhe për pritshmëritë e tij nga ndeshja e parë kundër Bayern Munichut: “Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Ajo që është e rëndësishme është të jemi këtu, të konkurrojmë mirë, të bëjmë më të mirën, duke e ditur se duhet të jemi perfekt që të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë para se të shkojmë në Gjermani. Jo më shumë se kaq.

 

“Unë e jetoj profesionin tim kështu. Pas kësaj, nëse humbas, humbas. Unë nuk jam i përsosur.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *