Atletico Madrid dhe Juventus kishin planifikuar një ndeshje ndaj njëra-tjetrës të dielën në orën 20.30, në Tel Aviv.
Së fundmi është njohur se miqësorja nuk do luhet për arsye sigurie. Njoftimi ka ardhur nga të dyja klubet, të cilat sqarojnë: “Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ndeshja që ishte dashur të luhej të dielën në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv është anuluar”.
Fillimi i një operacioni në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite ka krijuar një situatë aspak të sigurtë në vend dhe futbolli atje është në plan të dytë.