Kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë thirrje të vazhdueshme SPAK për të hetuar nga ky institucion Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidentin aktual Ilir Meta.
Priza.al i ka dërguar disa pyetje Strukturës së Posaçme Anti Korrupsionit dhe në përgjigjen e kthyer ka sqaruar se nuk ka një procedim të regjistruar për Ilir Metën apo Sali Berishën, lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘Gërdeci’.
Priza.al e pyeti SPAK edhe për dosjen CEZ-DIA, për të cilën i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.
“Nuk kemi ndonjë informacion për të dhënë në lidhje me këto raste”, është shprehur SPAK për Priza.al
Në 2009 Prokuroria kishte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para. Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.
Asnjë hetim nuk ka për Ilir Metën lidhur me këtë çështje.
Ndërsa për dosjen “Gërdeci” kjo prokurori ka një hetim dhe personi i vetëm që hetohet është Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes./Priza.al
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*