Në mbrëmjen pas spektaklit, ku banorët dolën në oborr për të shijuar këngët që u luajtën nga dy Dj e njohur Pm dhe Dagz, Kiara foli me Kristin dhe Oltën, për tu sqaruar lidhur me argumentin që ata dhanë, për lojën që ajo po bën në shtëpi.
Kiara po ashtu u shpreh te Olta, se që prej 3 muajsh ka diçka që po e mban të fshehtë.
Kiara: E kam pak se ngaqë jam përshtatur këtu 3 muaj dhe më tremb realiteti jashtë. Është një sfidë për momentin, por që do më kalojë. Kam shumë e shumë gjëra që nuk do kenë rëndësinë ti diskutojmë jashtë dhe do ta kuptosh…
Olta: Jashtë Luizi nuk më ndan dot nga ty…
Kiara: Dhe do ta kuptosh që kam që tre muaj që diçka e kam mbajt përbrenda.
Olta: Kam përshtypjen që e di
Kiara: Jo nuk e di, se se kemi folur.
Olta: Ashtu ë?