Ironia është se ne kemi nevojë për këtë vitaminë më shumë në dimër dhe kemi më pak mundësi për ta marrë atë në mënyrë natyrale, andaj suplementet e vitaminës D mund të jenë zgjidhja.
Vitamina D na ndihmon të luftojmë infeksionet, si dhe të reduktojmë inflamacionin. Peshku i yndyrshëm është i pasur me vitaminë D dhe për këtë arsye rekomandohet në menynë ditore gjatë dimrit. Së bashku me këtë ushqim, një tjetër burim i shkëlqyer i vitaminës D janë kërpudhat.
Për një kohë të gjatë, hulumtimet kanë treguar se karakteristika kryesore e vitaminës D është forcimi i kockave dhe sistemit skeletor. Megjithatë, pas vitit 1980, shkencëtarët zbuluan se vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e imunitetit, në qelizat e sistemit imunitar.
Shumë ekspertë nuk sugjerojnë më ekspozimin në diell për një periudhë më të gjatë kohore sepse është vërtetuar se rrezet e diellit kanë rrezatim të dëmshëm UV që çon në ndryshime në lëkurë, kancer ose probleme të tjera të vogla, si ekzema, dermatiti dhe të ngjashme. Prandaj, vitamina D në formën e një suplementi mund të jetë një zëvendësues i mirë dhe i sigurt për marrjen e nevojshme të kësaj vitamine.
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se marrja e vitaminës D gjatë ditëve të dimrit forcon trupin për të gjithë vitin. Rezultatet treguan se kishte më pak inflamacione, ftohje dhe infeksione të rënda me viruse dhe grip.