Graciano Tagani është banori më i ri i cili i bashkohet shtëpisë më të famshme, Big Brother Albania VIP 3. Graciano, korreograf dhe balerin, futet për herë të dytë në Big Brother! Ndërkohë, Erjola Doçi është banorja e dytë që është bërë pjesë e “Big Brother VIP 3” dje, pas Graciano Taganit.
Në klipin e saj hyrës, ajo u shpreh se banorët më të fortë sipas saj janë Ilnisa dhe Juli.
“Jam gati të dal e fundit”, ishte batuta e Erjolës në oborr përpara se të hynte në shtëpi.