Për herë të parë bashkë në MET GALA, Justin Bieber dhe Hailey Bladwin shkëqejnë në tapetin e kuq

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Bieber u shfaqën për herë të parë bashkë në MET GALA 2021.

Dihet tashmë se Justin ka pasur probleme me ankthin dhe me sëmundjen “lyme” . Këngëtari kanadez e ka shfaqur haptaz mos pëlqimin e tij për eventet e VIP-ave.
Ama kësaj here, mesa duket vendosi të paraqitet me bashkëshorten e tij.

Justin erdhi i veshur me markën e tij Drew House, ndërsa Hailey u shfaq shumë elegante me Saint Laurent.

Justin një ditë më parë triumfoi në “MTV Video Music Awards” me “Artisti i vitit” dhe “Kënga më e mirë pop” për “Peaches”. Teksa pranoi çmimin “MTV Video Music për këngën më të mirë pop, Justin falenderoi familjen e tij përfshirë Hailey-n të cilës iu referua me pseudonimin e ëmbël – “bae” e tij.

Kujtojmë se hera e fundit që Justin u shfaq në MET Gala ishte në 2015 dhe në atë kohë u përzgjodh si
ndër të veshurit më bukur për eventin.

Ndërsa Hailey u shfaq në 2019 me një fustan elegant ngjyrë pink, por pa Justin. 

Veç e veç u pëlqyen, por këtë herë bashkë e morën më shumë vëmendjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *