Tre astronautë kinezë, dy prej të cilëve veteran, janë nisur drejt stacionit të ri hapësinor të Kinës, Tiangong.
Ata pritet të qëndrojnë aty për tre muaj për të kryer eksperimente, për të testuar pajisjet dhe për t’u përgatitur që të pranojnë dy module tjera të stacionit vitin e ardhshëm. Anija kozmike u lëshua nga qendra Jiuquan në veriperëndim të Kinës.
Ky përbën misionin e parë hapësinor të Kinës me ekip, dhe më të gjatin ndonjëherë. Nie Haisheng, 56-vjeçar, është astronauti më i vjetër i këtij misioni. Kina dhe Rusia synojnë ndërtimin e stacionit hapësinor hënor. Ai tha se bashkë me kolegët e tij do të duhet të organizojnë “shtëpinë” në modulin Tianhe, që është pak më i madh se një autobus.
“Detyra është shumë e madhe dhe ka shumë sfida. Kolegët e mi dhe unë do të bashkëpunojmë dhe do të punojmë me kujdes për të tejkaluar të gjitha vështirësitë”, u shpreh astronauti. Ky lancim përbën një moment krenarie për Kinën, teksa Pekini përgatitet për të shënuar 100-vjetorin e udhëheqësisë së Partisë Komuniste më 1 korrik.
Kina nuk është pjesëmarrëse e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili është rezultat i një bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Rusisë, Japonisë dhe agjencive të shteteve tjera.
/Marrë nga: CNN/ Përshtati: Priza.al/