FOTO/ Për herë të parë nën 5.000, Universiteti i Tiranës “tkurr” kuotat për vitin e ri akademik

Për herë të parë në 5 vite, Universiteti i Tiranës i ka ulur kuotat  për studentët e rinj nën 5000.

4902 pritet që të ulen në auditorët e universitetit më të madh dhe më të rëndësishëm të vendit. Studentët që duan të studiojnë në UT në një nga gjashtë fakultetet, duhet të “luftojnë” më shumë krahasuar me një vit më parë.

Senati ka vendosur që të shkurtojë me dhjetëra kuota për degët që kërkohen më pak nga gjimnazistët.

Ekspertët flasin për një ulje të kërkesës për të studiuar në universitet publike, pasi shumë të rinj kanë  kthyer sytë nga universitet e akredituara private si dhe ato jashtë vendit.

Në gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës, më i prekur nga “gërshërët” e shkurtimeve në kuota është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili do të presë 135 studentë më pak se viti i shkuar. Gjuha gjermane do të ketë ulje ne kuota pas një “bumi” kërkesash në vitet e fundit. Po ashtu edhe gjuha frënge dhe ajo italiane, spanjolle, ruse dhe greke.

Për gjuhët ruse e greke mezi formohet numri dhjetë i studentëve, si kusht për të mbajtur hapur një profil studimi. Gërshërët e shkurtimeve kanë prekur dhe fakultetin e Histori Filologjisë.

Dega e Historisë ka pësuar ulje drastike me 70 studente më pak se vitin e kaluar, ndiqet nga Gazetaria me vetëm 80 pranime nga 120 qe ishte një vit me pare, Arkeologjia dhe Gjeografia. Në Fakultetin e Shkencave Sociale, e vetmja dege me kuota më të ulura është Filozofia e cila do te ofroje 10 vende me pak krahasuar me vitin e kaluar.

Fakulteti i Drejtësisë me programin 5 vjeçar nuk i ka ndryshuar kuotat dhe ofron te njëjtën numër pranimesh, 640 studente. Edhe Fakulteti i Shkencave të natyrës mbetet i paprekur këtë vit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *