Pas 20 vjetësh, PS ka mundësinë për të zgjedhur një president socialist.
PS jo vetëm që ka votat për të miratuar e vetme presidentin, por edhe përçarja brenda PD-së gjë që politikisht i jep pikë PS-së të shkojë drejt miratimit të një kandidature pa pasur nevojë të negociojë me opozitën.
Para vitit 2008, presidenti detyrimisht duhej zgjedhur me minimalisht 84 vota pasi në të kundërt vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme, gjë që “detyronte” dialogun e deputetëve. Kurse sot presidenti i ri miratohet me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota duke bërë jo të domosdoshëm dialogun politik./Priza.al