Ish-banorja e ‘Big Brother VIP 1’ dhe partneri i saj duhet të kenë kaluar një natë të qetë mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Beniada Nishani, një nga personat më të dashur të edicionit të kaluar, duket se po pozicionohet në kampin e Luizit. Përmes një postimi në story ku duket këngëtari Luiz Ejlli që mban një batanije për të ndihmuar Kiarën teksa ndërrohet Beniada shkruan: “Të Dua”
Gjithashtu, kjo mbështetje për Luizin vjen dhe nga partneri i saj Blerti Hajdari, ku këtë e tregon përmes 2 story-ve në Instagramin e tij që pasojnë njëra-tjetrën. Ai shkruan: “Është legjendë përfundimisht” dhe “pure love” përkthyer në shqip dashuri e pastër.
Le të themi se familjes Hajdari nuk u përputhen mendimet kur vjen puna tek Big Brother VIP Albania. Duket se dy Vellezërit Blerti dhe Arbëri nuk ndajnë të njëjtat mendime për personazhin e Luizit bazuar kjo në qëndrimin e këtij të fundit gjatë emisionit të së martës.
Por a i ka ndryshuar opinioni për Luizin këto ditë Arbër Hajdarit? Kjo mbetet të shihet në emisionin e së shtunës. Deri atëherë dimë vetëm se Beniada dhe partneri i saj janë #meluizin.