Herë pas here në shtëpinë e “Big Brother VIP2” është përfolur në lidhje me mundësinë që aty mund të futet si banor ndonjë ish-partner/e e ndonjërit pre tyre.
Madje Luiz Ejlli ka qenë i fiksuar për disa ditë, ku thoshte ‘nëse do hynte ndonjë ish-i dashur i Kiarës, do ta dobësonte në lojë’. Një bisedë e tillë është bërë edhe së fundmi, ku Kristi shprehet se ‘do ishte perlë të futej ish-i i dikujt’.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Imagjino ish-i i njërit këtu, do të ishte perlë. Po nuk e fusin, nuk vijnë ato
Tea: Kush nuk vjen?
Kristi: Një ish për shembull, ish-i i Luizit po them
Tea: Jo nuk vijnë, nuk e bëjnë
Luizi: Emri i ka dalë
Tea: Seriozisht?
Kristi: Si ka dalë emri?
Luizi: Te të përfolurit
Olta: Kujt?
Luizi: Nuk ka rëndësi, po erdhi merret vesh
Kristi: Ça thua, me vërtetë?
Luizi: Po
Kristi: Me ardhur këtu?
Luizi: Po
Kristi: E sheh se e nuhata, ajo do ishte e bukur
Dea: Ç’do të kishte të bukur
Tea: A ka familje ish-i jot?
Luizi: Nuk kam pas vetëm atë o Tea
Olta: Për një nga ish-at e tu bëhet fjalë?