Në muajin qershor maturantët nga e gjithë Shqipëria do t’i nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore. Testimi këtë vit do të zhvillohet në mjedise të ngjashme. Nga rreth 150 qendra provimi 100 janë palestra të shkollave.
Ndërkohë maturantët po vijojnë konsultimet. Mësuesit tregojnë se testet përgatitore i kanë ofruar një panoramë më të qartë rreth tezave të provimeve.
Provimet e maturës nisin me 1 qershor me gjuhën e huaj vijojnë gjashtë ditë me pas me gjuhën shqipe, më 13 qershor me matematikën dhe mbyllen me 19 qershor me lëndën me zgjedhje.
Përveç testimit në mjedise të mëdha risi këtë vit është dhe mundësia e rikorigjimit të testit për nxënësit që kanë kontestime.