Së fundmi, këngëtarja e njohur Xheisara Frisku ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ e cila ka folur për jetën e saj personale. Ajo ka treguar të vërtetën e fotove të saj që qarkulluan në rrjet, e cila u shfaq e veshur me fustan nusërie. Xheisara ka thënë se ka qenë e martuar e më pas është divorcuar brenda vitit. E pyetur se si ka qenë historia e saj, Xheisara shpjegon se:
“Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasmë e lezetshme. Për një vit u pendova, sapo kam bërë një vit, në të njëjtën ditë e lashë”.
Një ndër ngjarjet që u komentua më shumë në media-t rozë më herët, ishte aludimi se këngëtarja ishte pikërisht shkaku i ndarjes së Romeo Veshajt nga Jonida Maliqi. Lidhur më këtë situatë, Xheisara ka reaguar më herët duke thënë se me Romeon nuk kanë patur asgjë, ndërkohë që e ka takuar pas daljes nga “BB VIP” si porosi të Donaldit.
“Jam robi që kam më shumë skandale. Unë me Romeon nuk kam asnjë gjë, e kam shumë xhan atë djalë, është shumë i mirë dhe e respektoj shumë. E kam takuar pas daljes sime nga ‘Big Brother’. Donaldi më tha ma ta tako Romeon dhe unë absolutisht që do takoj Romeon meqë m’u dha rasti. Por që e kam xhan, është djalë i mirë dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj raporti”,- u shpreh këngëtarja.