Për të apasionuarit pas ‘piercing’, shmangni këto 5 gabime

Të bësh një piercing është në thelb një plagë e hapur. Ashtu si me çdo plagë të hapur, duhet të merren masa paraprake për të minimizuar rrezikun e infeksioneve. Davida nga Boy’s Don’t Cry në Londër dhe Matthew Harris, bashkëpronar i Metal Morphosis, gjithashtu në Londër, diskutojnë disa nga ‘jo’-të më të mëdha kur bëhet fjalë për piercing-et e reja.

1. Pastrimi i tij

Mospastrimi i piercing-ut tuaj të ri është një mënyrë e sigurt për të marrë një infeksion, paralajmërojnë ekspertët. Duke folur për Sun Health Davida këshillon:

 “Së pari duhet të përdorni ujë të ngrohtë dhe sapun antibakterial. Hapi tjetër është përdorimi i një solucioni të kripur dhe larja e piercing-ut të ri dy herë në ditë. Duart dhe gishtat gjithashtu duhet të jenë të pastra përpara se të prekni piercing-in tuaj të ri për të shmangur ndonjë infeksion të keq, thotë Davida.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *