1. Sa më larg ekspozimit në diell, përveçse në orët e para të mëngjesi, kur rrezet e diellit ju bëjnë mirë ty dhe bebushit.
2. Përdorni mbrojtje totale, për të evituar shfaqjen e njollave në fytyre, sepse nëse shfaqen s’kanë ndërmend të ikin më.
3. Pini shumë ujë, deri në 2 litra në ditë.
4. Kujdes me aperitivët. E dimë që ju ka marrë malli dhe plazhi nuk shijon pa to, por kujtoni bebushin. S’ka dalë ende!
5. Evitoni peshkun e papërpunuar dhe frutat e detit, për shkak se rrezikoni hepatitin.
6. Bëni shume not, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut tek këmbët.
7. Hani vakte të pakta e të shpeshta, të pasura me perime dhe fruta, por evitoni frutat me shumë sheqer, si rrushi, bananet, ananasi dhe fiqtë.
8. Në rast se keni dhimbje koke, largohuni menjëherë nga çadra dhe qëndroni në një vend me hije dhe ajër të pastër.
9. Bëni kujdes nga ulja e tensionit. Mund t’ju ndodhë edhe kur bëni lëvizje të vogla, si ngritja nga shezlongu.
10. Mos u ulni kurrë në rërë apo shezlong pa një peshqir, që duhet të jetë në mënyrë rigoroze personal, për të evituar çfarëdolloj infeksioni të panevojshëm gjatë shtatzënisë.