Konfliktet për pronat është një nga fenomet më të përhapura në vendin tonë. Sipas kreut të Kadastrës Artan Lame këto konflikte janë të “lokalizuara, duke theksuar në zonat malore si Valbona dhe Thethi nuk ka pasur shumë probleme të kësaj natyre.
Gjatë një intervistë për RTV Ora, ai tha se një gjë e tillë ka ndodhur nëpër këto zona sepse “për të marrë tokën duhet të lesh kokën”, dhe e cilëson këtë si një veçori pozitive të këtyre krahinave.
Më pas vazhdon duke thënë se në Theth po ndërtohet pa kriter dhe tani duhet dora e shtetit nga “kulaçi dhe kërbaçi”.
Fjala e Lames:
“Në zonat malore si në Valbonë dhe Thetit nuk kanë ndodhur masakra të tilla pronësore, sepse në Theth nuk shkon dot t’ia marrësh pronën sepse të shkon koka. Këtë të mirë e kanë, të thonë ky është gardhi im, mos e kalo dhe nuk të thotë njeri mos e kalo, nuk të thotë njeri mos e ndalo. Atje po ndërtohet pa kriter dhe ndoshta duhet të ndihet dora e shtetit nga të dyja anët: nga kulaçi dhe kërbaçi. Duhet përfunduar procesi i Kadastrës në ato zona dhe procesi i planifikimit të ato zona dhe ky është kulaçi dhe kërbaçi për të ndaluar ndërtimet pa leje sepse do të prishin të ardhmen e tyre,” tha Lame.