Gazetari Çim Peka, i ka drejtuar një letër të hapur ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, pas zhvillimeve të fundit në parlament ku pjesë është bërë edhe ambasadorja.
Peka nuk është kursyer për ti thënë disa të vërteta zonjës Kim sipas tij ajo po shantazhon drejtësinë dhe rrjedhimisht po minon demokracinë shqiptare.
Letra e Plotë e Çim Pekës drejtuar Yuri Kim
E nderuar zonjë!
– Jo të gjithë gazetarët kanë probleme me nderhyrje në sistemin e drejtësisë dhe ju mund ti shantazhoni.
– Jo të gjithë gazetarët kanë frikë prej jush se kanë përvetësuar prona edhe në mënyrë të dyshimtë dhe ju prapë mund ti shantazhoni.
– Jo të gjithë gazetarët pranojnë orientime nga ju, se kush duhet të ftohet në studio e kush jo.
– Jo të gjithë gazetarët kanë frikë nga ju dhe pranojnë “këshillimet” për temat e debateve në studio.
-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë tu pyesin dhe pse jo, tu akuzojnë se pse po i bëni marketingun një investimi mbi një miliardë dollarë pa tender ndërkombëtar, por me procedurë të mbyllur siç është rasti i “Skavicës” nga ju.
– Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju dje keni takuar ish kreun e “G99”, pasi njeriu që ka në dorë vetingun e gjyqtares që mori vendim “Pro” Alibeajt në shkelje të ligjit, është një ish kandidat për deputet i “G99” në vitin 2009.
– Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju nuk po e inkurajoni drejtësinë, por po e shantazhoni nëpërmjet politikanëve të mazhorancës që e kontrollojnë atë.
– Së fundi, jo të gjithë gazetarët kanë frikë të të kujtojnë se një ambasador amerikan në Shqipëri, që “fliste në emër të Presidentit” amerikan, shpëtoi nga arrestimi prej FBI si i korruptuar, vetëm se kryeministri i vitit 2000 nuk pranoi të dëshmonte kundër tij.
PS: Në mos e korruptuar, së paku ju jeni një shantazhuese e drejtësisë dhe minuese e demokracisë!