Roma është dashuruar totalisht pas Jose Mourinho-s. Efekti i teknikut portugez pas mbrëmjes së djeshme ndihet në çdo cep të kryeqytetit italian.
Trofeu i Conference League, i pari i rëndësishëm Evropian për Romën, e bën dhe më të fortë lidhjen e tifozëve me “Special One”.
Artisti Harry Grab, ka krijuar një vepër arti në një stacion metroje në zonën mjaft të njohur Circo Massimo.
Tashmë të gjithë qytetarët e Romës dhe turistët e shumtë që vizitojnë “Qytetin e Përjetshëm”, do të përshëndetin “Perandorin” që u ktheu lavdinë verdhekuqve, duke u dhuruar trofenë e parë europian.