Zbardhet arsyeja e largimit nga gazetaria sportive… Shakohoxha do të rivalizojë Armando Dukën për kreun e FSHF

Përpara ndeshjes finale mes Italisë dhe Anglisë, nga “Wembley” ku ishte në koment të sfidës, Shakohoxha ka treguar për të ftuarit në Euromagjia në RTSH se do jetë përballë Dukës.

“Do të lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do të kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj”,- tha Shakohoxha.

Edhe më herët u aludua se gazetari i mirënjohur do kandidonte në zgjedhjet e FSHF-së, teksa zyrtarizimi vjen vetë prej tij. Zgjedhjet e FSHF-së mbahen në shkurtin e vitit 2022.

Finalja e Europianit mes Anglisë dhe Italisë, ishte ndeshja e fundit që Dritan Shakohoxha komentoi.

Ky vendim u konfirmuar nga vetë Shako ditën e djeshme, teksa ishte duke komentuar nga Wembley sfidën Angli-Danimarkë.

Në moshën 52-vjeçare, pas plot 30 vitesh karrierë, Shakohoxha vendosi të marrë këtë vendim të vështirë, teksa tashmë fokusi i tij do të jetë diku tjetër.

Një arsye e fortë, duket se e “detyroi”, gazetarin e mirënjohur, që të heqë dorë nga ajo të cilën Shako e ka cilësuar si dashurinë e madhe të jetës së tij.

“Panorama Sport” mëson se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për president të FSHF-së, duke sfiduar kështu kreun aktual Armand Duka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *