Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, do të përballen me njëri-tjetrin sonte…por virtualisht! Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të dalë përballë gazetarëve në emisionin “Opinon”, të drejtuar nga moderatori Blendi Fevziu.
Pyetjet Berishës do t’i drejtohen nga gazetarët: Fatjona Mejdini; Robert Rakipllari; Andi Tela dhe Mentor Kikia.
Ndërkohë që paralelisht me të, për publikun do të shprehet edhe numri një i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, i cili do të jetë në një intervistë më gazetaren Eni Vasili në “Open”.
Cilët do të jenë mesazhet e dy demokratëve për mbështetësit e tyre? Kjo mbetet për t’u parë…
/Priza.al/