Sevilla dhe Roma përballen sot në finalen e Ligës së Europës, e cila luhet në Budapest.
Italianët kanë marrë avantazhin e sfidës në minutën e 35-të.
Për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho realizoi Paolo Dybala.
Gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë.