Bëhet me dije se po transportohet trupi i pajetë i Betim Kastrati, 38 vjeç.
Sipas policisë 38-vjeçari ka qëlluar veten me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e quajtur Kolonjë.
Betim Kastrati punonte në portin e Durrësit. Kohët e fundit viktima kishte shfaqur shenja të depresionit, sipas raportimit policisë. 38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur.
Sakaq, fqinjët jashtë kamerave janë shprehur se ka qenë një njeri i qetë, jo problematik dhe se nuk ka pasur shenja depresioni.
Ndërkohë, Kastrati punonte edhe si shoferi i drejtorit, në portin e Durrësit.