Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Kosovë ku një vajzë 11-vjeç është dhunuar nga pesë burra.
Lidhur me këtë rast, ditën e nesërme në orën 18:30 në sheshin “Nëna Terezë”, Tiranë do të mbahet protestë.
Lajmi është konfirmuar nga këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan “Nesër ora 18:30 te SHESHI NENA TEREZE. VAJZA/ FEMRA/ GRUAJA është nderi jonë/ jo lodër e juaja”.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është mbajtur protestë edhe në Prishtinë.