Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar e tronditur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë ku një 11 vjeçare u dhunua seksualisht nga pesë burra.
Përmes një postimi në “Facebook” Jahjaga tha se në atë moshë ajo vajzë e vogël duhet të ishte duke krijuar imazhin e saj plot vizion te reja, pësoi një traumë seksuale që do ta mbaj mend gjithë jeten duke thënë ketë ish-presidentja i bën thirrje organeve të drejtësisë që t’i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit.
Duke e quajtur aktin çnjerëzorë Atifete Jahjaga tha se duhet punuar kolektivisht për tu dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme viktimave t ë akteve t ë tilla.