Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi/ Arrestohet nëna e të miturës

Prej disa javësh Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga disa burra, për muaj me radhë.
Por sikur të mos mjaftonte kjo dramë, tashmë pas hekurave ka përfunduar edhe nëna e saj 37-vjeçare, e cila duket se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.
Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutorë, u përforcuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove.
Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mund të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se në sallën e gjyqit kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, më të rritur se 12-vjeçarja, të cilët kur kanë parë të ëmën në pranga, kanë shpërthyer në lot.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *