Pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares në fshatin Tarazh të Mirditës nga 5 persona, qytetarët kanë dalë në protestë. Dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sot në sheshin ‘Abat Doçi’ në Rrëshen, për të manifestuar bashkërisht për sigurinë e vajzave në çdo hapësirë private dhe publike, për të drejtën dhe rëndësinë e informimit në shkolla lidhur me seksualitetin dhe të gjitha format e dhunës, e po ashtu kundër dhunës strukturore dhe patriarkale.
“Vajzat në rrezik gjithkund, shteti askund”, shkruhet nëpër pankartat që protestuesit mbajnë në duar, ndërsa i pranishëm në protestë është edhe Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit.
“Me fenomenet që kanë ndodhur shpresoj të merren organet kopetente. Ky organizim i sotëm synon një sensibilizim, shpresoj që ngjarje të tilla të mos ndodhin me. Mesazhi im është respekt, për tjetrin, për trupin e tjetrin, për gratë fëmijët, adoleshentët. Respekti është në bazën e gjithckaje. Për këtë nuk mund të flas”, tha Dom Gjergj Meta.