Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37 vjeçarin Denito Ruçi, një personazh i njohur ky kur gjatë muajit Maj 2020 u bë publike çështja e abuzimit seksual të 17-vjeçares në Sarandë nga fqinji i saj 72-vjeçar. Bëhet me dije se Denito Ruçi alias Gentian Ruçi, është shpallur në kërkim nga blutë e Sarandës pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një shtetas nëpërmjet telefonit.
Emri i Denito Ruçit doli në media pas zbulimit të historisë së abuzimit seksual të 17-vjeçares nga fqinji i saj. Denito Ruçi pretendonte se është i dashuri i vajzës dhe ishte ai që e shtyu adoleshenten të denonconte përdhunimin nga komshiu.
34-vjeçari është person me precedent penal pasi në të kaluarën ka qenë i dënuar për dëmtime të tjera me dashje dhe prishje të qetësisë publike, ndërkohë që në korrik 2020 u arrestua për dhunë në familje