Një 25-vjeçarë në Tiranë është përdhunuar nga një djalë një vit më i madh se ajo. Mësohet se ka qenë vetë e reja e cila është drejtuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, për të bërë kallëzim penal.
Por së bashku me djalin që kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë, ra në pranga edhe shoku i kësaj të fundit.
Sipas policisë, 37 vjeçari me inicialet G. D, i ka kërkuar para abuzuesit, duke i premtuar këtij të fundit që shoqja e tij (e abuzuara) nuk do ta padiste në Polici.
Njoftimi i Policisë
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasve: E. B., 26 vjeç dhe G. D., 37 vjeç.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi E. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, ndërsa shtetasi G. D. (shok me 25-vjeçaren) i ka kërkuar një shumë parash shtetasit E. B., që 25-vjeçarja të mos kallëzonte ngjarjen”.
/Priza.al/