56-vjeçari me origjinë shqiptare nuk është personi që dyshohej se kishte përdhunuar 22-vjeçaren greke në një plazh të Chalkidhikis disa ditë më parë.
Sipas mostrave të ADN-së të marra nga 56-vjeçar, rezultoi se nuk ka gisht në përdhunimin e të resë.
Megjithëse grekja identifikoi 56-vjeçarin si autorin e përdhunimit, analizat e ADN-së tregojnë të kundërtën. Avokati i të resë tha se dy shqiptarët kishin ngjashmëri në karakteristikat e tyre, për pasojë e reja është ngatërruar në identifikimin e përdhunuesit.
Ndër të tjera avokati ka shprehur shqetësimin se autori qarkullon i lirë dhe se ai mund të arratiset në Shqipëri.