Janë tronditëse provat që dalin në dritë për veprimin mostruoz të 53-vjeçarit që për 4 muaj përdhunoi dhe prostituoi vajzën 12-vjeçare nga Colonos.
Sipas mediave greke nga hetimi i Policisë në celularin e 53-vjeçarit, rezulton se të paktën 213 persona kanë qenë “klientë” të mundshëm të 12-vjeçare të kontaktuar nga ai.
Nga prilli i kaluar deri në gusht , e mitura thuhet se ka jetuar një tmerr absolut pasi 53-vjeçari e kërcënoi me armë dhe më pas e përdhunoi brenda biznesit të tij në Colonos.
Kur viktima nuk i kënaqte orekset e tij të sëmura, ai ua shiste burrave të tjerë për një tarifë. Takimet janë bërë pranë stacionit të Metrosë në Sepolia dhe “klientët” e 53-vjeçarit kanë përdhunuar 12-vjeçaren ose në dhomat e hotelit ose në makinat e tyre.
53-vjeçari pritet të dalë sot në hetuesi për të kërkuar falje. Deri më tani ai nuk ka rrëfyer veprimet e tij dhe fajëson 12-vjeçaren që siç pretendon i ka dërguar videot dhe fotot nudo për ti marrë para.