Përdhunoi e vrau në mënyrë makabre të miturin në Fier, del sot para gjykatës Klodian Çalamani

Gjykata e Fierit do shqyrtojë sot çështjen penale për shtetasin Klodian Çalamani, i akuzuar për  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjeçari Mateo Vasiu.

Çalamani u dërgua për gjykim pas kallëzimit penal nga familjarët e vogëlushit, pasi në banesën e tij u zbulua gropa në të cilën kishte fshehur trupin e 8-vjeçarit.

Për pasojë, prokuroria e ka çuar për gjykim 38-vjeçarin me akuzat për 2 vepra penale atë të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”. Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazmë e lopata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *