Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përdhunimin e një gruaje nga 45-vjeçari shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se autori me tatuazhi e Faliros së Vjetër është larguar nga Greqia në datë 27 tetor, në drejtim të Shqipërisë dhe fshihet në qytetin e Vlorës. Mësohet se 45-vjeçari, Spartak Dyrmishi është identifikuar nga autoritetet në sajë të kamerave të sigurisë dhe tatuazhit që kishte në krahun e djathtë. 45-vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe familja e tij jeton në Shqipëri. Autori akuzohet për veprat penale përdhunim, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.
Autoritetet greke kanë lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa në Shqipëri do të dërgohet një kërkesë për ndihmë gjyqësore.